Një person ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në autostradën afër Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha duke konfirmuar lajmin për arbresh.info, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.
“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person këmbësor janë përfshirë në këtë aksident”, ka thënë Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarje për të kryer hetimet./arbresh.info/
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...