Para pak minutash ka ndodhur në aksident me fatalitet në rrugën Gjilan-Ferizaj.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person ndërsa pesë të tjerë janë të lënduar. Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
” Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugorë Gjilan-Ferizaj në dalje të fshatit Cërnicë , ndërsa prokurori i shtetit ka ndalur për 48 orë një person që dyshohet se është i përfshirë në aksident”, ka thënë Hashani.
Hashani ka treguar se momentalisht Policia është në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar./Arbresh.info
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...
‘‘E goditëm dikë’’, Tragjedi në aeroportin e Denver në SHBA:...
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershor...
Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ...