Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Fshaj-Gjakovë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë në Gjakovë.
Elezaj tha se viktima është e gjinisë femërore rreth moshës 71-vjeçare, ndërsa si pasojë e aksidentit janë lënduar edhe tre persona tjerë.
“Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë. Personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e saj. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, deklaroi Elezaj. /Arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së