Aksident në Botushë të Gjakovës, dy persona dërgohen në spital për trajtim mjekësor

22:35 | 7 Tetor 2023
KRG

Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident në Botushë të Gjakovës ku si pasojë dy persona janë dërguar në spital.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 17:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Botushë-Gjakovë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete, për pasojë përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore (lëndime të lehta trupore) dhe janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”. /Arbresh.info/