Një aksident mes trenit dhe një veture ka ndodhur në Sllatinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën e re të aeroportit, në vendkalimin hekurudhor ku janë përfshirë një tren dhe një automjet”.
“Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet në konfirmim.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...