Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në afërsi të terminalit doganor në Pejë.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti i cili dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne afërsi të terminalit doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoqikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.”, konfirmoi Rugova.
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal për Komunikacionin Rrugor DRP-Pejë./Arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...