Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm te ‘Bill Clinton’ në Prishtinë.
Katër persona, dy prej tyre zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Sipas tij në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra nga to veturë e Policisë.
“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje (njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (dy nga ta zyrtarë policorë)”, thuhet në raport.
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës