Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njofton se sot rreth orës 12:00, si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën Pejë-Tërstenik, në fshatin Treboviq, ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në QKUK në Prishtinë – personi 34 vjeç me inicialet K.H, i nacionalitetit egjiptian.
Policia njofton se viktima ishte ngasësi i makinës së përfshirë në aksident.
“Me anë të këtij njoftimi ju bëjmë me dije se më datë 3 mars 2016 rreth orës 12.00 në rrugën Pejë-Terstenik, përkatësisht në fshatin Treboviq KK-Pejë, ka ndodhur aksident trafiku me lëndime të rënda trupore dhe dëme materiale ku ishte i përfshirë automjeti tip ‘ Ford’ me targa të regjistrimit të Kosovës, i drejtuar nga i dyshimti K.H. (1982) shtetas i Kosovës, nacionaliteti egjiptian. Deri te aksidenti ka ardhur për deri sa i dyshimti me automjetin ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Pejës në drejtim të fsh.Nakull dhe me te arritur në fshatin Treboviq kk Pejë, i dyshimti me mjetin e tij nuk iu ka përshtatur shpejtësisë, kushteve të rrugës ,humbë kontrollin mbi drejtim të mjetit,kalon në anën e kundërt të drejtimit që kishte dhe rrokulliset jashtë rruge”, thuhet në komunikatë.
Sipas Polic isë, drejtuesi i veturës, i cekur me lartë për shkak te lëndimeve te rënda trupore me autoambulancën e Spitalit rajonal të Pejës është transportuar për shërim në QKUK- Prishtinë.
“Rreth orës 14:50 policia ka pranuar informacionin se K.H. kishte arritur pa shenja jete në QKUK”, thuhet në komunikatë.
Po asht, thuhet se me urdhër te Prokurorit te Shtetit trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit pa u kryer autopsia, pas një gjë e tillë është kërkuar nga familjarët.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Pejë, me urdhër të cilit është përfunduar vendimi dhe rasti do të hetohet dhe procedohet në Prokurori nga njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRRT Pejë.”
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...