Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në Liqenin e Badovcit, ku humbën jetën tre persona.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të zbardh rrethanat e këtij rasti.
“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti. Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta!”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin tre persona
Takime të ngjeshura të Osmanit në Budapest, Presidenca i për...
Mërgimtarët mirëpresin Kurtin me brohoritje në Frankfurt të ...
Ipswich e quan brilant Aro Muricin
Mallorca e Vedat Muriqit mposhtet nga Atletico Madrid
Haradinaj iu premton veteranëve krijimin e ministrisë për UÇ...
Sveçla përgëzon policinë pas arrestimeve për fajde dhe drogë...