Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur në Ferizaj, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.
Në këtë aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.30, kanë qenë të përfshira dy vetura. I dyshuari mashkull k-shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull k-shqiptar.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor në emergjencë në Ferizaj janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...