Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë

07:57 | 26 Korrik 2026
H.E

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë.

Siç shihet nga pamjet, në aksident janë përfshirë dy vetura.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje rreth rastit dhe është në pritje të një përgjigjeje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale