Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” saktësisht në në segmentin Veternik-Bresje.
Në aksident janë përfshirë tri vetura me ç’rast kanë mbetur të lënduar tre persona, shkruan arbresh.info
“Në ora 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për arbresh.info.
Krasniqi tutje ka bërë të ditur se njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin. /arbresh.info/

KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...