Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), ka njoftuar se ka marrë vendim për largimin nga tregu të produktit Ranitidinë.
Këtë vendim AKPPM ka thënë se e ka marrë bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian përkatësisht Komitetit për Barna për Përdorim Human (CHMP) nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave) konfirmon vendimin për pezullimin e barnave me substancën Ranitidinë për shkak të pranisë së niveleve të ulta të papastërtisë së quajtur N-nitrosodimetilaminë (NDMA) e cila klasifikohet si kancerogjen i mundshëm për njerëzit.
“Të dhënat në dispozicion për sigurinë nuk tregojnë se Ranitidina rrit rrezikun e kancerit dhe çdo rrezik i mundshëm ka të ngjarë të jetë shumë i ultë. Megjithatë, NDMA është gjetur në disa barna Ranitidinë me nivele në rritje e vërejtur gjatë jetëgjatësisë së saj. Në bazë të këtij vendimi produkti duhet të tërhiqet nga të gjitha institucionet shëndetësore (barnatore, spitale etj) dhe nuk duhet të vihet në dispozicion të pacientëve apo tu administrohet atyre”, thuhet në njoftimin e AKPPM.
Ranitidina përdoret për reduktimin e acidit në lukth te pacientët me sëmundje të tilla si urthi dhe ulcera e lukthit. Alternativat janë në dispozicion dhe pacientët duhet të kontaktojnë me profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor për këshilla se cilin bar duhet ta përdorin./arbresh.info/
Në lidhje për 5 vjet, Endri flet për raportin që ka me famil...
Moti për pesë ditët e ardhshme me vranësira dhe reshje shiu
Pse stërvitja në shtëpi gjatë dimrit është zgjedhja më e men...
Ministrja izraelite e quan ‘Bordin e Paqes’ të Trump një ‘pl...
Trepça fiton ndaj Bashkimit dhe e blindon pozitën e parë
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...