Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) ka njoftuar se në kuadër të kompetencave të saj, ashtu siç është paraparë me ligj, ka vazhduar me përkushtim të shtuar të implementoj të gjitha rastet e vendosura më herët.
Si Agjenci e pavarur, e themeluar sipas nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mandati i tyre është te pranoj, krahasoj dhe përmes Komisionit te zgjidh dallimet në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të para qershorit 1999.
Në pritje të kthimit të dokumenteve kadastrale, Agjencia ka vazhduar me zbatimin e vendimeve nga mandatet e trashëguara nga Agjencia Kosovare e Pronës përkatësisht Drejtorisë për Çështje Pronësore Banesore.
“Me përkrahjen e pa rezervë të anëtareve ndërkombëtare të bordit dhe me mbështetjen e zyrës se PPBE-se jemi në fazën finale të zbatimit te vendimeve mbi kthimin e të drejtave të shfrytëzimit mbi banesat në pronësi shoqërore të cilat janë humbur si rezultat i diskriminimit, dhe kompensimit përkatës”, njofton Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në komunikatën e tyre.
“Me emërimin e menaxhmentit të ri nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Agjencioni ka vazhduar me ngulm lirimin e pronave të uzurpuara në të cilat ekzistojnë banues të paligjshëm.”
Agjencioni në këtë drejtim ka bërë dëbimin në disa nga 55 pronat në të cilat ekzistojnë uzurpime të paligjshme dhe prioritet i është dhëne atyre që kanë Aktgjykim te Gjykatës Kushtetuese te datuara që nga viti 2014. Nga kjo kategori është bërë lirimi i pronës në 4 raste dhe rasti i pestë është në proces. Për mosekzekutimin e këtyre pronave është cekur edhe në Raportin e progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën 2016. Kjo është përsëritur për 3 vite me radhë, duke përjashtuar vitin 2019.
Po ashtu, ata kanë vazhduar me lirimin e pronave të uzurpuara edhe në pjesën veriore te Mitrovicës në përputhje me vendimet e lëshuara nga ana e Komisionit për Kërkesa Pronësore. Përderisa gjatë vitit 2018 në pjesën veriore të Mitrovicës janë bërë vetëm 3 lirime të pronave, që nga marsi 2019 e deri tani Departamenti i Ekzekutimeve ka liruar 6 prona.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, pra pas emërimit të menaxhmentit nga ana e Kuvendit të Republikës se Kosovës janë liruar përafërsisht 40 prona.
Mbi numrin dhe orarin e dëbimeve të ndërmarra nga ana e Agjencionit mund të informoheni rregullisht përmes uebfaqes së Agjencisë.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kemi filluar me rekrutimin e stafit të nevojshëm për mbarëvajtjen sa më efikase të punëve në Agjencion, pasi që gjatë katër viteve të fundit shumë nga zyrtarët kanë dhënë dorëheqje./arbresh.info/
Valverde flet fjalë të mëdha për Arda Gulerin
Një tërmet i fuqishëm godet Kilin, sa ishte magnituda
A janë të sigurta rrezet X dentare?
Cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë?
Conceicao: Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë humbje
Time Kadrijaj konfirmon se i ka fituar votat për deputete ed...