Ndotja e ajrit është problem i madh shëndetësor me të cilin përballen miliona njerëz në të gjithë botën.
Një problem i tillë ditëve të fundit është edhe në Kosovë, kryesisht në Prishtinë, raporton Indeksonline.
Sipas monitorimit të cilësisë së ajrit nga Ambasada e SHBA-ve, ajri në kryeqytet është i pashëndetshëm.
Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) është 167.
Gjatë ditës, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u ka bërë thirrje grave shtatzëna që të qëndrojnë brenda.
“Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive dhe të rriturit me probleme të zemrës, duhet të zvogëlojnë aktivitetin e rëndë fizik, veçanërisht jashtë, dhe veçanërisht nëse përjetojnë simptoma. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë brenda. Njerëzit me astmë mund të zbulojnë se kanë nevojë të përdorin thithësin e tyre më shpesh. Njerëzit e moshuar gjithashtu duhet të zvogëlojnë sforcimet fizike”, apelon IHMK.

Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...
Publikohen pamje të bombarduesve amerikanë që kryen sulme th...
Shtëpia e Bardhë: 49 udhëheqës të lartë të regjimit iranian ...
Rritet niveli global i detit
Rexhepi: Padia në Strasburg, hap i rëndësishëm për shqiptarë...