Policia në Kaçanik ia konfiskon pistoletën një 16-vjeçari

16:37 | 22 Shtator 2023

Një 16 vjeçar në Kaçanik është ndaluar nga Policia e Kosovës, ku pas kontrollit, policia kanë gjetur një armë zjarri (pistoletë) me tre fishekë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës rajoni i Ferizajt me anë të një komunikate për media, shkruan arbresh.info.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është  liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma është konfiskuar” – thuhet në komunikatë . /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale