Pas lirimit nga paraburgimi i dy deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai me anë të një statusi në Facebook vendimin për lirim nga paraburgimi e ka cilësuar si një vendim të vonuar, ai gjithashtu ka kërkuar që deputetë që kanë mbrojtur Republikën duhet liruar nga aktakuzat, shkruan arbresh.info.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të Ahmetit:
“Albini e Donika janë mbajtur maksimalisht në paraburgim, dhe ky vendim është shumë shumë i vonuar. Proceset gjyqësore ndaj aktivistëve nuk po ndalen.
Mirëpo në duhet të këmbëngulim! Padrejtësitë duhet të ndalen. Deputetët që mbrojtën Republikën duhet të lirohen nga aktakuzat. Adea, Frashëri, Atdheu e Egzoni duhet të lirohen nga dënimet pa kurrfarë faktesh”, ka shkruar Ahmeti./Arbresh.info/
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog