Kryetari aktual i Prishtinës që po kërkon edhe një mandat, Shpend Ahmeti, ka treguar në Magazina Lokale në Klan Kosova se a do të implementohet projekti gjigant i prezantuar para zgjedhjeve nga Selim Pacolli i AKR-së, tani partner i Ahmetit, për zhvendosjen e UP-së në periferi.
“Zhvendosja e universitetit të Prishtinës nuk është në planin tonë”, ka treguar Ahmeti, njofton Klan Kosova.
“Nuk e ka as insistim vet zotëri Pacolli dhe as nuk e ka prezantuar si projekt në marrëveshje të përbashkët”.
Ndërsa sa i përket premtimeve të tjera ka thënë se të gjitha do të jenë të realizueshme, pasi kanë llogaritur kohën dhe koston e projekteve.
“Për çdo zotim e kemi edhe kalendarin kohor, por edhe të gjitha projektet janë të kostuar”.
“Qytetarët të sigurohet që ne e kemi programin më të mirë dhe më real”.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale