Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, Daaniel Maksymiuk, ndërkaq biseduan për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, krizën politike dhe sfidat, situatën në rajon, si dhe qeverisjen në Prishtinë.
Ahmeti e njoftoi ambasadorin me qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje!, por edhe të opozitës së bashkuar për problemet në të cilat po kalon Kosova dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre, si mundësi e krijimit të një stabiliteti afatgjatë politik dhe ekonomik që do të kishte ndikim edhe në stabilitetin në rajon.
Ai po ashtu e informoi mysafirin për të arriturat në Komunën e Prishtinës, luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në fushën e administratës publike, avancimet në arsim, shëndetësi e të tjera.
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës