Ligji për Delegacionin Shtetëror i cili do të udhëheq negociatat me Serbinë tashmë është draftuar dhe një marrëveshje e tillë është bërë në mes PSD-së, Nismës dhe Alternativës.
“Propozimi jonë për rezolutë është që të kalojë rezoluta, nuk mund të ketë dialog pa Kuvendin, nuk mund të ketë dialog pa njohje reciproke të Kosovës”, ka thënë Shpend Ahmeti në Rubikon të KTV-së, i cili parashihet të jetë bashkëdrejtues i Ekipit Negociator.
Në këtë projektligj, i cili u bë publik sonte nga vetë Ahmeti, qartësohet roli dhe përgjegjësia si e Ekipit Negociator ashtu edhe e presidentit Hashim Thaçi.
“Kemi vënë komision shtetëror, të cilit do t’i raportohet për takimet në Bruksel dhe pastaj këto komisione do t’i raportojnë Kuvendit”, ka thënë Ahmeti.
“Rregullon funksionimin e delegacionit dhe shkruan se si autorizohet ky delegacion, është i vetmi që bën negociata në emër të Kosovës, parasheh se kush do të jetë në delegacion ndër ta edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile”, ka thënë ai.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër