Kandidati i lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka takuar sot punëtorët e Hortikulturës, si në ndër ndërmarrjet që ka punët më të rëndësishme në kryeqytet.
Ahmeti tha se për vitin 2018 e kanë rritur buxhetin për Hortikulturën, ashtu siç ka kërkuar sindikata.
“Kjo ndërmarrje ka një nga punët më të rëndësishme në kryeqytet – mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra. Përveç kësaj, kurdo që Komuna ka telashe, Hortikultura na del në ndihmë, që nga pastrimi i borës, deri tek rrënimet e tek tregu i prodhimeve vendore. Për vitin 2018, e kemi rritur buxhetin për Hortikulturën, ashtu siç ka kërkuar sindikata. Kjo mundëson edhe rritjen e pagave për punëtoret e ndërmarrjes”, u shpreh Ahmeti.
“Hortikultura është furnizuar me mjete shumë moderne për mirëmbajtjen e gjelbërimit. Neve na është mundësuar një model i ri i funksionimit, i kontraktimit të Hortikulurës nga lagjet e ndryshme për mirëmbajtjen e gjelbërimit edhe në hapësirat që iu takojnë banorëve në bashkëpronësi. Përveç kësaj, si Komunë, do t’i detyrojmë kompanitë që bëjnë ndërhyrje infrastrukturore, qoftë për telefoni, rrymë, e të tjera, që ta kontraktojnë Hortikulturën për kthimin e terrenit në gjendjen e mëparshme”, tha ai.
“Për 4 vitet e ardhshme kemi plane konkrete për zgjerimin e hapësirave të gjelbra dhe ndërtimin e parqeve të reja. Prandaj do ta themelojmë edhe Drejtorinë e Parqeve. Do ta ndajmë një tokë për Hortikulturën, që t’i mbjellim e rrisim vetë fidanët, ashtu që të mos fidan pas 7 viteve. Në këto 4 vitet e fundit, Hortikultura ka mbjellë në Prishtinë plot 12 mijë fidanë”, tha Ahmeti.Drejtori i Hortikulturës Isak Rakovica falënderoi Shpend Ahmeti për ndihmën e madhe që po i jep kësaj ndërmarrjeje, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e shërbimeve.
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...