Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se në procesin e dialogut Kosovë – Serbi duhet të merren parasysh çështjet e krimeve të luftës që serbët kanë kryer në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Jemi unik kur e mbrojmë interesin e shtetit karshi Serbisë dhe kur shkojmë si një ekip i tillë në dialog jemi më të fortë”.
Ahmeti në Zona B në Klan Kosova ka thënë që për interesin e vendit duhet që klasa politike të ulen dhe të diskutojnë.
“Unë mendoj që Vuçiqi investon në këtë mosunitet tonin në interesa kombëtare por ne edhe nëse nuk pajtohemi duhet të gjejmë emëruesin e përbashkët”.
“Serbët po harrojnë për krimet dhe dëmet që na i kanë bërë gjatë kohës së luftës dhe ne do të flasim për interesat e tyre kur të zgjidhen këto çështje ”
“Ka dokumentim të krimeve të luftës si rasti i Vasfije Krasniqit, dhe të gjitha këto çëshjte do t’i vija në tavolinë pasi Serbia duhet t’i paguajë ato që i ka bërë.
“Ende është një sjellje elekotrale me dialogun pra po shikojnë se si të përfitojnë elektoralisht prej procesit të dialogut”, ka thënë Ahmeti.
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...