Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, ka konfirmuar bashkimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me Lëvizjen “vetëvendosje”, për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme e cila pritet të mbahet para takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në kuadër të fazës finale të dialogut mes dy shteteve.
Ahmeti ka shkruar se në këtë seancë do të rikonfirmohet integriteti territorial i Kosovës.
“LDK, VV e PSD do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme para takimit të paralajmëruar në mes të Thaqit e Vuqiqit me 7 Shtator. Në seancë do të rikonfirmojmë integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti. /arbresh.info/
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...