Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili garon edhe për një mandat nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se gjatë 4 viteve mandat kanë arritur që të rrisin ndihmën financiare për bujqit në vlerë prej 1 milionë e 500 mijë euro në vit.
Ai sot ka vizituar disa fermer të cilët i ka ndihmuar komuna.
“Një pjesë e madhe e tokës në Prishtinë, është e kategorisë A. Këto produkte, përmes tregut të prodhimeve vendore, arrijnë deri tek qytetarët që janë të interesuar t’i blejnë ato. Para një viti e gjysmë kemi nënshkruar kontratë me qeverinë austriake dhe agjension zhvillimore austriak ADA, për grante për bujqësi. Ne përveç 500 mijë eurove për subvencione, japim edhe 500 mijë euro tjera për grante, si dhe qeveria austriake do t’i japë edhe 500 mijë euro shtesë. Me këta hapa konkret, kemi arritur që ta rrisim ndihmën financiare për bujqit tanë, në 1 milionë e 500 mijë euro në vit”, ka shkruar Ahmeti.
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...