Ekipi Dialogues është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërsisë së Bashkuar, Richar Moore.
E pas takimit ka folur bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti.
Ai ka thënë se Britania e Madhe kërkon që në fund të dialogut Serbia ta njoh Kosovën.
Ahmeti po ashtu tha se Londra kërkon heqjen e taksës pasi që nga ta po shihet si pengesë për vazhdimin e dialogut.
Ai ka folur edhe për deklaratat e Haradinajt drejtuar Mogherinit, për të cilat ka thënë se Kosova nuk mund t’i tregojë BE-së se kënd ta ketë në krye të politikës së jashtme.
Moore më vonë gjatë ditës pritet të takohet edhe me Haradinajn.
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...