Pas publikimit të EXIT Poll-it, i cili në Prishtinë ka nxjerr fitues kandidatin e Vetëvendosjes, Shpend Ahmetin , ky i fundit në një konferencë për medie i ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në këtë proces zgjedhor. Ai ka thënë se procesi ka qenë i rregullt, duke shtuar se dy exit poll-et e dalura deri më tani japin rezultat pozitiv për Vetëvendosjen, shkruan arbresh.info.
“I falënderojmë të gjithë qytetarët për një proces kisha me thënë të rregullt dhe në këto momente kemi filluar me i marr rezultatet. Deri më tash kemi parë edhe atë që keni parë edhe ju. Të dyja Exit Poll-et na japin rezultat pozitiv”, ka thënë ai.
Ahmeti ka kërkuar nga të gjithë vëzhguesit dhe komisionarët të cilët gjenden në qendrat e votimeve të jenë s amë vigjilent dhe ta mbrojnë votën.
“Dëshiruam që në këtë moment tw falënderojmë të gjithë qytetarët edhe ata që votuan për ne edhe ata që votuan për kundër kandidatin. Ju bëjmë thirrje të gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve që të jen vigjilent dhe ta mbrojnë votën. Na ka mbet edhe pak gjysmë ore apo një orë deri në konfirmimin e rezultatit”, ka thënë ai./arbresh.info/
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet