Si kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se qeveria është treguar e mirë me ligjin për Prishtinën dhe Pallatin e Rinisë.
Mirëpo, në cilësinë e kryetarit të PSD-së, ai e vlerëson si qeveri të dobët, ku më shumë fajin për gjendjen në të cilin gjendet vendi, ia atribuon PDK-së se sa vetë kryeministrit.
“Si Kosovë nuk ka shumë rezultate për të mos thënë hiç, e ka shumë rezultate negative. Disa vendime duhet të hetohen, shembull 53 milionëshi. Na e bëmë temë për 40 eurot e zyrtares së ministrisë së Arsimit”, ka thënë ai.
“Kryeministri mban përgjegjësi për gjendjen në të cilin është vendi… Komunikimin me këtë qeveri dhe këtë kryeministër e kam shumë më të sinqertë se sa me të kaluarin”, shtoi tutje ai.
Ahmeti përmendi iniciativën për zgjedhje, për çka theksoi se LDK-ja nuk e ka njëmend për shkuarjen në zgjedhje.
Deri tash, ai thotë se nuk ka parë as edhe një mocion dhe nëse vërtet duan që ta rrëzojnë qeverinë atëherë duhet të mbledhin nënshkrimet dhe pastaj së bashku do të punojnë në një strategji për të gjetur edhe nënshkrimet tjera të cilat mungojnë.
“Nuk e ka njëmend LDK-ja, se nuk po duan të shkojnë në zgjedhje. Nuk po duan të marrin përgjegjësi për dialogun dhe çështje tjera. Le t’i sjellin nënshkrime”, ka thënë Ahmeti.
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...