Ahmeti jep informata si ta paguani parkingun publik në Prishtinë

17:41 | 12 Janar 2021

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar qytetarët për mënyrat e pagesës së parkingut në Ndërmarrjen Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A.

Sipas tij, ky system i parkimit ju mundëson që të parkoni më lehtë, të kurseni kohë dhe të reduktoni shpenzimet tuaja.

Ahmeti tregoi se pagesa e parkingut mund të bëhet online përmes telefonit, përmes SMS-së, përmes Parking Metrit dhe përmes blerjes së biletave fizike.

Njoftimi i plotë:

Për herë të parë qyteti ynë Prishtina do të ketë një sistem unik të parkimit të menaxhuar nga Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” Sh.A.. Hapësirat e parkimit në qytetin tonë do të sjellin sinjalistikë dhe efikasitet në menaxhim të hapësirave të parkimit. Shërbim ky i shumëpritur që aplikohet në shumicën e vendeve më të zhvilluara të botës. Me metodat inovative, ky system i parkimit ju mundëson që të parkoni më lehtë, të kurseni kohë dhe të reduktoni shpenzimet tuaja.

Për të bërë pagesën e parkimit ne ju ofrojmë katër mënyra bashkohore të pagesës, si më poshtë:

1. Pagesa online përmes Telefonit të Mençur/Smartphone duke përdorur Aplikacionin dhe Web Faqe-n

Është e qartë që telefoni I mencur është investimi i së ardhmes, rrjedhimisht zgjidhja që ne ju ofrojmë qytetarëve të Prishtinës është aplikacioni Prishtina Parking për smartphone i cili i ka të gjitha parametrat e një Parkingmetri, duke ju mundësuar atyre të paguajnë vetëm për aq kohë sa qëndrojnë në parkim (do t’i tarifojë për minutë).

Aplikacioni mund të shkarkohet falas në Google Play dhe App Store. Ju tarifon per minut dhe ju paguani vetem kohen e qendrimit ne parking. I pershtatshem dhe transparent.

Vetëm me një klik qytetarët do të mund të përcaktojnë kohën që dëshirojnë të qëndrojnë në zonën e parkimit, gjithashtu do të kenë akses edhe në shumë shërbime të tjera duke përdorur aplikacionin.

Përmes kësaj mënyre të pagesës përdoruesit mund të identifikohen lehtësisht nga targa e përdorur ose nga numri i telefonit. Procesi i parkimit është i regjistruar në një llogari online, kështu që është e panevojshme që ata të aktivizojnë ndonjë pajisje tjetër përveç aplikacionit Prishtina Parking për smartphone.

Pagesat e shërbimeve tona mund të bëhen edhe përmes ëeb faqes së ndërmarrjes: ëëë.prishtinaparking.net.

2. Pagesa përmes SMS-it me operatorët e telefonisë mobile

IPKO: pagesa mund të bëhet përmes kredive telefonike duke dërguar SMS/Mesazh në numrin dhe zonën përkatëse

VALA: pagesa mund të bëhet përmes rimbursimit enkas për parkim duke dërguar SMS/Mesazh në numrin dhe zonën përkatëse

ZONA 1 -> 55381

ZONA 2 -> 55382

ZONA 3 -> 55383

3. Pagesa përmes Parking Metrit

Është ideale për biznese shumë i lehtë për tu përdorur. Një pajisje për të gjitha automjetet. Pajisje e cila i tarifon përdoruesit për minutë duke paguar vetëm për kohën e qëndrimit në parkim.

Parkingmetri është një pajisje personale parkimi që vendoset brenda automjetit me pamje nga jashtë. Parkingmetri mund të rimbushet lehtësisht me vlerën që dëshironi në çdo vend ku do të shihet logo-ja Prishtina Parking, në sportelet pranë zyrave tona, në të gjitha pikat e shitjes së Telekomit të Kosovës, IP Petrol, Vllesa dhe pikat tjera që do të autorizohen nga ndërmarrja.

Pajisja është e thjeshtë dhe e lehtë për përdorim, eliminon abuzimet, përdoruesit do të gjejnë një zgjidhje të drejtë për kohën e parkimit që dëshirojnë të blejnë dhe në këtë mënyrë do të paguajnë vetëm për kohën e qëndrimit në parkim.

Parkingmetri tregon zonën e parkimit dhe kohën e qëndrimit, pajisja duhet vendosur në xhamin e makinës për t’u dalluar nga inspektorët e terrenit.

4. Pagesa përmes blerjes së biletave fizike

Biletat do të mund të blihen në të gjitha pikat e autorizuara të shitjes të Postës së Kosovës, pikave të shitjes të IP Petrol dhe Vllesa, tek Rr. Fehmi Agani.

Dhe, në kioskat e qytetit të autorizuara nga ndërmarrja tek Rr. Fehmi Agani dhe Rr. Justiniani.

Si të bëhet regjistrimi/aplikimi për banorë rezident:

Regjistrimi për abonim mujor/vjetor i veturës së parë (1), për banorët rezident do të bëhet nëpër të gjitha pikat e autorizuara të shitjes të Telekomit të Kosovës dhe në zyret tona.

Ndërsa, regjistrimi për abonim mujor/vjetor i veturës së dytë apo më shumë (2+), për banorët rezident do të bëhet vetëm në zyret e ndërmarrjes.

Për ta kompletuar aplikimin, përvec mbushjes së formës së aplikimit duhet të dorëzohet certifikata e tatimit në pronë (vendbanimit), së bashku me dokumentin e veturës, në të cilat adresa duhet të jetë e njejtë me adresën ku po aplikohet.

Menjëherë pas aplikimit banorët do të pajisen me Afishin/Sticker-in, që do të bejë identifikimin për periudhën kohore të paguar.

Prishtina Parking siguron një zgjidhje duke përmbushur nevojat e të gjithë shfytëzuesve të parkimeve publike në komunën e Prishtinës. Një inovacion për një përditshmëri më të lehtë.

Për më shumë informacione mund të drejtoheni tek ueb faqja ëëë.prishtinaparking.net, të telefononi pa pagesë në numrin: 08010038 apo edhe të na vizitoni në zyret tona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara