Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që ishte i pranishëm në takimin që delegacioni i Bashkimit Evropian e ka mbajtur me qytetarët në Bibliotekën Kombëtare, ka parashtruar një pyetje për Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Ai iu drejtua zyrtarëve të BE-së, me pyetjen se pse BE, nuk është duke treguar politika të dyfishta ndaj Kosovës.
“Ju thatë se supozohet që pas luftës duhet të ecim përpara, ne supozojmë që BE duhet të ketë që pas kaq viteve krijim të një politike unike, por tash po shohim që në prag të “Brexit”, po ka një politikë shumë të dobët. Kurse kur vjen puna te rezultatet në terren nuk po shohim rezultate. BE duhet të ketë politikë të fortë, njëri përfaqësues i BE-së thotë se Serbia pa njohjen e Kosovës nuk hyn më BE dhe e kundërta apo të dyja bashkë. Por pyetja është pse Kosova ka kusht për viza demarkimin, kurse ka vende tjera që nuk e kanë territorin e kontrolluar?“, tha Ahmeti, raporton Insajderi.
Mogherini në përgjigjen e saj për Ahmetin ka thënë se politika e jashtme e BE-së është e unifikuar dhe nuk ka pasur dallime në mes shteteve edhe pse ka mendime të ndryshme.
“Por duhet të këndojmë këngën e njëjtë dhe kjo ndodhë brenda BE-së. Për disa çështje si pranimi i Kosovës ka politika të ndryshme dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe”, ka shtuar Mogherini.
“Kushte kemi për secilin vend, për Ukrainën kemi pasur mbi 100 kushte dhe ju duhet t’i përmbushni, nëse jo tash duhet të vonë por sa më herët më mirë është dhe pa konflikte. Vendim është që nuk do pranojmë asnjë vend me konflikte brenda BE-së”, ka thënë komisionari Johannes Hahn.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim