Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, më 3 maj, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga Organizatat e Shoqërisë civile zhvillojnë aksion protestues para objektit kryesor të qeverisë në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë.
“#Folmosutut është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencës për të kufizuar lirinë e medieve dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit për Penalizmin e Fyerjes dhe Shpifjes në vendin tonë”, thuhet në njoftim.
AGK u ka bërë thirrje të gjithë ithtarëve të medieve të lira dhe lirisë së shprehjes që ti bashkohen aksionit të tyre.
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri