Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.
Veliu tha se LDK-ja ka mbetur pa veprimtarin dhe intelektualin që ishte në ballë të shumë proceseve politike në vend.
“Me dhimbje të madhe e pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haki Rugovës, mikut dhe bashkëveprimtarit tim të orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me ndarjen e tij nga jeta, Istogu humbi kryetarin që bëri shumë për qytetarët e kësaj komune, kurse LDK-ja mbeti pa veprimtarin dhe intelektualin, që ishte në ballë të proceseve politike në Kosovë. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpartiakëve! Lamtumirë miku im!”, tha ai. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...