Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka uruar gjithë strukturat, aktivistët dhe votuesit e LDK-së, në 31 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë.
“Kujtojmë dhe nderojmë sot themeluesin, arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova si dhe gjithë veprimtarët, aktivistët që kontribuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për mbrojtjen e bindjes dhe idealit të tyre për shtet të lirë, pavarësi e demokraci. Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj, ka qenë gjithmonë prijetare e proceseve të rëndësishme e të mëdha politike të vendit tonë, duke pasur mbështetjen dhe besimin e qytetarëve të saj, për çka edhe sot ju falënderojë gjithë juve votues besnik të LDK-së, për mbështetjen, përkrahjen, punën e aktivitetin tuaj në çdo kohë, e poashtu edhe besimin që më dhatë mua në zgjedhjet e fundit, duke më votuar për të qenë deputet i juaji në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përgjegjësi kjo që do ta kryej me nder dhe krenari, gjithmonë në shërbimin tuaj, për interesin e Shtetit të Kosovës”, ka shkruar Veliu në Facebook.
Sipas tij, LDK-ja ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë parti që prioritet ka interesat nacionale të vendit./arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...