Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se sot mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës.
Po ashtu, sot do të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit dhe kryetarit të komunës, shkruan arbresh.info.
“Në zbatim të nenit 42, paragrafi 2, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 29, paragrafi 2, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/20156 Për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Kryetari (i zgjedhur) i Komunës për të hënën më dt. 18.12.2017. Mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës, Seanca e 1. Mbledhja do të ketë këtë: Betimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe betimi i Kryetarit të Komunës. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në njoftim.
/arbresh.info/
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...