Agim Aliu, kryetari i Komunës së Ferizajt ka njoftuar se do të kandidoj edhe për një mandat në zgjedhjet lokale 2025.
Aliu që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se gjatë qeverisjes së tij e ka bërë Ferizajn shembull dhe kampion në cdo fushë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Ferizajasit e mi të dashur, PO është gjithmonë përgjigja ime për ju, për ma të mirin Ferizaj!
Pak më shumë se 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale 2025. Përgjatë viteve të bashkëqeverisjes me ju, i dhamë Ferizajt atë që i takonte prej kohësh, atë që meriton çdo ferizajas, atë që ju i falët besimin e plotë e të palëkundur për ta bërë realitet atë që breza para nesh ëndërruan. Ne ecëm bashkë, ne bashkë e bëmë Ferizajn shembullin më kuptimplotë, kampion në çdo fushë të jetës, e ngjitëm në majën ku përket Ferizaj ynë.
Ju më dhatë më të shtrenjtën e më të çmueshmen tuajën – besimin tuaj, duke më veshur me nderin e jashtëzakonshëm, privilegjin e papërsëritshëm, përgjegjësinë më krenare, t’ju shërbej ju, në çdo ditë të punës sime.
Po, unë dhe ekipi im, jemi në punë, jemi çdo ditë me ju, bashkë ndajmë sukseset e sfidat, pa e ndalur asnjëherë hapin tonë për ta bërë gjithnjë më të mirën.
Është zëri juaj i sinqertë, është mbështetja e pamatshme dhe e gjithanshme e juaja, është dëshmia e prekshme e vizionit se një qytet mund të transformohet tërësisht për tu bërë model i Republikës, është thirrja juaj së cilës i kam thënë PO gjithnjë dhe i them PO sërish.
Për Ferizajn që pakrahasimisht rritet e zhvillohet çdo ditë, për Ferizajn e veprave identitare, për Ferizajn që e qeverisin ferizajasit me besimin e fjalën e tyre, për Ferizajn – dashurinë tonë të madhe për të cilën kemi nderin e detyrën t’i shërbejmë përulësisht.
Energjiplotë, pandalshëm, me punën dëshmitare, mirëpresim 12 Tetorin, fjalën tuaj që buron nga zemra, nga dashuria juaj për Ferizajn, nga i kristalti besim që nuk ndërtohet për një ditë, as për një fushatë zgjedhore, por që provat e dëshmitë i dha ndër vite.
Na priftë e mbara!
Falënderues përulësisht, përjetë!
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...