Federata e Futbollit të Kosovës do të mbaj sot konferencë të jashtëzakonshme.
Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media.
Konferenca fillon në orën 16:30.
Kujtojmë se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale
“Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.
Në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale./arbresh.info/
lexo edhe:
Policia e Kosovës thotë se Agim Ademi do të intervistohet nesër, mohon se për të ka urdhër arrest
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...