Koalicioni për Familjen ka kërkuar votën e qytetarëve të Fushë Kosovës në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kandidati për deputet nga Lista për Familjen, Ferid Agani ka thënë se themelimi i Koalicionit ka për qëllim ruajtja e vlerave të familjeve shqiptare, shkruan Arbresh.info.
Ai shkurtimisht ka treguar disa nga pikat kryesore të programit qeverisës të Koalicionit për Familjen e që janë nënat lehona, arsimimi dhe shëndetësia.
“Zotimet tona janë në fusha të ndryshme të cilat janë pjesë e programit tonë. Rëndësi të veçantë u kushtohet nënave duke i mbështetur financiarisht me 500 për fëmijën e parë, 750 për fëmijën e dytë dhe 1000 për fëmijën e tre”, tha Agani.
“Fëmijët do të shkojnë në shkolla dhe do të kenë edukatë të mirëfilltë. Nga tekstet mësimore do të largohen përmbajtjet e çoroditura dhe në shkolla do të mësohet për Zotin. Jemi popull besimtar të cilët e besojmë krijuesin. Do të kemi angazhim në sektorin e shëndetësisë. Qytetarëve do të ju sigurojmë sigurimet shëndetësore”, tha ndër të tjera Agani.
Ndërsa në fund, Agani theksoi se do të mbështeten financiarisht prindërit e përsonave me aftësi të veçanta./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...