Katër zyrtarë të inteligjencës, një pedagog universiteti dhe një nëpunës civil u vranë në sulmet në kryeqytetin e Afganistanit.
Policia në Kabul tha se katër oficerë të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë, agjencia kryesore e inteligjencës së vendit, u qëlluan për vdekje nga sulmues të panjohur në zonën Paghman gjatë orës së pikut në mëngjes.
Rafi Usmani, pedagog në një universitet privat, u vra me armë në lagjen Rishkor të kryeqytetit, ndërsa një nëpunës civil i identifikuar si Baryalay Tokhi u qëllua për vdekje në lokalitetin Wazir Abad të Kabulit. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Sulmet e tilla të shënjestruara dhe shpërthimet e minave tokësore janë rritur veçanërisht në jug të vendit. Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, të paktën nëntë civilë dhe dy oficerë të lartë policie u vranë në shpërthimet e minave tokësore në provincat Kandahar, Nangarhar dhe Ghazni.
Sipas një raporti nga transmetuesi lokal ”Tolo News”, 44 civilë dhe 81 pjesetarë të sigurisë janë vrarë në incidente dhe sulme të talibanëve në gjithë Afganistanin që nga fillimi i muajit të bekuar të Ramazanit më 13 prill.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...