Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka biseduar të hënën me zejtarët në rrugën “Adrian Krasniqi”, të cilëve u ka prezantuar planin e tij për përkrahje të bizneseve të vogla zejtare.
“Jam i vetëdijshëm që konkurrenca në treg e vështirëson punën e disa zejeve, sidomos atyre të vjetra. Mendoj se zejtarët do të mund të përfitojnë nga Fondi i Punësimit, qoftë nëpërmes hapjes së bizneseve të reja, ose nëpërmes subvencionimit të pagave për punëtorët e rinj nga 6 muaj deri në një vit”, ka thënë Abrashi.
Ai tha se bizneset e reja zejtare përballen me vështirësi në treg, sidomos në vitin e parë, prandaj komuna do të ndajë grante “start up”, për t’ju dalë atyre në ndihmë derisa përfshihen në treg dhe krijojnë klientelën e tyre.
Abrashi tha se komuna do të kujdeset që të gjitha bizneset zejtare të trajtohen me prioritet, ndërsa do të rishikojë edhe taksat komunale për t’ju dalë në ndihmë.

BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa...
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ...
Nuk jeni i sigurt nëse një video është reale apo me Al? Gemi...
I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja...
Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy ...