Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka shpalosur sot para mediave pikat kryesore dhe agjendën e fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit.
Abrashi tha se ai dhe LDK do të ofrojnë zgjidhje për Prishtinën duke krijuar qasje zhvillimore në çdo sektor, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, Prishtina ka shumë probleme të cilat kërkojnë vullnet të madh për zgjidhje.
“Prishtina dhe lagjet e Prishtinës kanë nevoja dhe probleme, por ato janë probleme që preken dhe shihen dhe lehtë të zgjidhshme nëse ka vullnet. Qasja ndaj vetë Prishtinës, duhet të ofrojmë një qasje ndryshe një qasje zhvillimore që nënkupton intervenime në secilin sektor që menaxhon komuna e Prishtinës”, ka thënë Abrashi.
Ai ka shtuar se kryeqyteti ka nevojë për të paktën 7 shkolla të reja, më shumë Qendra të Mjekësisë Familjare dhe kushte për të rinjtë./arbresh.info/
Konjufca: Kemi miratuar ligje të rëndësishme që synojnë t...
Haxhiu: Legjislativi, rol vendimtar në krijimin e kornizës l...
Osmani: Gratë në uniformë janë imazhi i Kosovës dhe i FSK-së
Vazhdojnë protestat e studentëve në Beograd
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani shpallet kampion i antikorrupsi...
Valverde pas gabimit me Bilbaon: Atë natë pata probleme me g...