Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka udhëtuar sot drejt Valencias, Spanjë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP), ku bëjnë pjesë parti të qendrës së djathtë në Evropë.
Siç njofton LDK, gjatë qëndrimit në këtë ngjarje politike, Abdixhiku do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë të shumtë evropianë, anëtarë dhe aleatë të EPP-së. Ai do të diskutojë mbi zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset integruese evropiane, si dhe mbi përforcimin e bashkëpunimit ndërpartiak në nivel kontinental.
Në kuadër të Kongresit, Abdixhiku do të mbajë gjithashtu një fjalim para delegatëve, ku “do të prezantojë vizionin e LDK-së për të ardhmen e Kosovës si pjesë të pandashme të familjes evropiane”.
“Pjesëmarrja e LDK-së në këtë kongres vjen si dëshmi e fuqizimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare dhe angazhimit të saj të palëkundur për integrimin evropian të Kosovës”, thekson ky subjekt.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...