Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës, ndërsa tha se ishte shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, ai i cili kishte kërkuar fjalën për mocion procedural.
Megjithatë Abdixhiku në Rubikon me Adriatik Kelmendi, u shpreh se në këtë rast, fjalë e Arben Gashit iu ishte mohuar, dhe sipas tij në këtë zhvillim shihet diktat dhe autoritet të pashpjegueshëm, njofton Klan Kosova.
”Nga ajo që kam zhvilluar një bisedë me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, kam kuptuar se fjala është kërkuar për mocion procedural”.
”Dhe të gjithë ata që kanë qenë njëherë në Kuvend e dinë që çdo deputet ka të drejtë të ngrisin mocion procedural në çfarëdo kohe, çfarëdo momenti – dhe është e pakuptueshme pse nuk i jepet fjala për një mocion të tillë”.
”Sjellja e përgjithshme e tillë në tendencë të ndalimit të fjalës, është më tepër ajo pjesë e një paralajmërimi që kam bërë në fjalën time të parë në rastin e formimit të Qeverisë”.
”Që tani pushteti që i ka të gjitha nuk guxon të sillet si opozitë sepse kur sillet si opozitë prodhon diktat e autoritet të pashpjegueshëm e të panevojshëm në skenën politike në vend”.
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët