Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Gjatë takimit është diskutuar për rolin konstruktiv dhe mbështetës që Parlamenti Evropian si njëri ndër institucionet më të rëndësishme të BE-së i ka dhënë Kosovës në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave, njofton Zyta e LDK-së.
Abdixhiku e njoftoi Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve në vend me theks të veçantë për procesin e dialogut me Serbinë, qëndrime të njohura tashmë.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës./Arbresh.info/
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...