Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetarja Shqipe Mjekiqi dhe Teuta Sahatqija, ka pritur në takim nënsekretarin e shtetit finlandez për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kai Sauer.
Ambasadori Sauer është njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.
Abdixhiku e njoftoi z. Sauer për prioritetet e tij, në zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale. Kryetari Abdixhiku e falenderoi shtetin e Finlandës dhe Ambasadorin Sauer për angazhimin e tij personal për Kosovën.
Sauer shprehu gatishmërinë e shtetit finlandez për përkrahjen e Kosovës në proceset e saj integruese dhe zhvillimore.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, liberalizimin e vizave dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet mike rreth fuqizimit të pozicionit të Kosovës për njohje dhe anëtarësime./arbresh.info/


Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...