Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se duhet të dorëhiqet secili përgjegjës shtetëror në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj mbrëmë në oborrin e QKUK-së.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku njoftoi se sot u takua me qytetarët e Suharekës, nga ku theksoi se reagimi i kryeministrit Kurti për të kërkuar dorëheqje nga zinxhiri përgjegjës lidhur me këtë rast ka qenë i vonshëm, përcjell arbresh.info.
Sipas tij, koha e reagimit veçse ka kaluar dhe tani duhet të mbajnë përgjegjësi secili i përfshirë në këtë rast tragjik.
Postimi i plotë i tij:
Në vend të fjalëve e reagimeve poetike, qytetarët kërkojnë përgjegjësi e veprim. Fillimisht dorëheqje dhe shkarkim të secilit përgjegjës në çdo segment të dështuar të shtetit; më pas luftim të dukurisë së dhunës ndaj gruas në rrënjë.
Kjo ishte kërkesa e qytetarëve të Suharekës në takimin e përbashkët që patëm sonte në kuadër të ‘LDK ju dëgjon’.
Kryeministrit të vendit iu deshën njëzet e katër orë – dhe gjithë presioni publik mbi reagimet skandaloze të tij – për të kuptuar se për çfarë është aty. Njëzet e katër orë për të thirrur në përgjegjësi gjithë zinxhirin përgjegjës. Koha për të reaguar ka kaluar. Tani t’i mbajë përgjegjës secilin, dhe njerëzit e tij.
Krasniqi për ligjin për pagat: Kurti iu dha edhe një goditje...
Konfirmon Qeveria, koeficienti nuk përfshinë shtesat e tjera
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve
Irkenc Hyka lanson këngën e re “Pikë të dobët”
Petkoviq: Kurti, kërcënimi më i madh për rajonin – nëse s’e ...
Porti i ri i Porto Romanos, Rama takim me kompani ndërkombët...