Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sonte ka qenë në Malishevë në takim me qytetarë.
Nga ky takim, Abdixhiku ka thënë se e vërteta e familjeve në Kosovë është kriza, rëndesa, mungesa e kujdesit dhe thyerja e perspektivës, përcjell arbresh.info.
Ai tha se çmimet e larta, paga e ulët, shëndetësia dhe edukimi i dobët janë ankesa e tyre kryesore, ankesa të cilat ata janë të ngopur tashmë.
“Familjet kosovare janë sot në vështirësi. Çmimet e larta, të ardhurat e ulëta, vështirësitë në shëndetësi e edukim, shënojnë përditshmërinë e tyre. Ata janë të ngopur me ankesat mbi të shkuarën, siç janë në kërkim të së ardhmes.”, ka shkruar Abdixhiku.
Në fund, i pari i LDK-së theksoi se Kosova meriton dhe mundet më shumë, dhe partia e tyre çdo ditë e më shumë po e merr mesazhin e qytetarëve.
Pas 68 orësh nën rrënoja shpëtohen 6 persona, përfshirë 3 fë...
PDK, Lipjan: Skandaloze dhe shqetësuse që Komuna e udhëhequr...
Kurti: Pse Serbia s’ua mundëson minoriteteve Asociacionin nj...
Rritet në mënyrë dramatike numri i viktimave në Turqi dhe Si...
Dhimbje në kufirin Turqi-Siri, familjet siriane marrin trupa...
Ten Haag flet pas barazimit: Start zhgënjyes, Sancho është f...