Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Xhemail Mustafën në 22-vjetorin e vrasjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së, thotë se vrasja e tij në hyrje të banesës ishte tronditje e madhe jo vetëm për familjen dhe rrethin e bashkëpunëtorëve, por për mbarë vendin e sapo dalë nga lufta.
“Më 23 nëntor të vitit 2000 u shua mizorisht nga jeta, Xhemail Mustafa, njëri ndër kolosët e lëvizjes politike të viteve 90’ta. Vrasja e tij në hyrje të banesës ishte tronditje e madhe jo vetëm për familjen dhe rrethin e bashkëpunëtorëve, por për mbarë vendin e sapo dalë nga lufta. Vrasja e Xhemail Mustafës ishte goditje e rëndë ndaj vlerave më të larta të kombit dhe të vetë demokracisë për të cilën ai nuk u ndal së punuari gjatë gjithë jetës”.
Abdixhiku tutje thotë se roli dhe kontributi i Xhemail Mustafës në rrugëtimin për liri dhe pavarësi është i pashoq, eliminimi i tij nga dora e zezë që nuk ia deshi të mirën Kosovës, ishte vetëm eliminim fizik, ngase ideali i tij për shtet-ndërtim nuk u ndal asnjëherë, e vazhdon të jetë inspirim për gjeneratat që vijnë.
“Xhemail Mustafa ishte profil shumëdimensional i shkrimtarit, publicistit, gazetarit e këshilltarit politik, bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit Rugova. Ai ka punuar si redaktor në fushën e kulturës në gazetën “Rilindja”, pastaj zelli i tij prej një doeajeni të gazetarisë e informimi të opinionit publik vazhdoj edhe në QIK (Qendrën Informative të Kosovës) deri në momentet e vrasjes së tij. Sot, edhe pas 22 vitesh, përderisa vrasja e tij mbetet e pazbuluar për familjen, LDK-në dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, dhimbja bëhet edhe më e madhe çdoherë. Edhe sot kur kanë kaluar më shumë së dy dekada nga vrasja e Xhemail Mustafës, ai mbetet figura e njeriut modest, të qetë, fjalëpak që rrezatonte mirësi e maturi. I tillë do të jetë nderimi për jetën dhe veprën e tij. I përjetshëm kujtimi për Xhemail Mustafën”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku./arbresh.info/
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...