Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka ironizuar me kryeministrin, Albin Kurti, pasi ky i fundit është shfaqur duke ngritur zërin shumë lart në një tubim së fundmi.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se sa më të mëdha janë tubimet e LDK-së e sa më e madhe është mbështetja popullore po aq më të larta bëhen britmat e piskamat, përcjell Arbresh.info.
“Sa më të mëdha tubimet tona; Sa më e madhe mbështetja popullore; Aq më të larta bëhen britmat e piskamat! Por, për një moment, mendoni në duar të kujt e keni fatin tuaj, fëmijëve tuaj e të familjeve tuaja! Kosova, megjithatë, kohë për të humbur në ndarje e përçarje nuk ka. Kësaj marrëzie duhet t’i dalim në ballë të gjithë! Kjo nuk është Kosova jonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë”, tha Abdixhiku.
“Prandaj sot unë nuk jam para qytetarëve as për të nxitur urrejtje për tjetrin e as për t’ju mbushur plot helm e vrer për tjetrin. Unë nuk ju ndaj në tradhtarë e patriotë, me mua apo me Serbinë. Sot qëndroj para jush t’ju them se nuk ka Kosovë të partive. Nuk ka Kosovë të individëve. Nuk ka Kosovë të epokave. Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm. Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë”, tha ai./Arbresh.info
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...