Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se iftarin e fundit të këtij iftari e priti bashkë me Myftiun Naim Tërnavën dhe delegacionin e Bashkësisë Islame.
Abdixhiku nga iftari i fundit i uroi të gjithë besimtarët myslimanë që agjëruan, me shpresë që sipas tij, kjo sakrificë u është pranuar nga Krijuesi.
“Qytetarët tanë gjithmonë janë shquar për vlera humane e vëllazërore duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të mirëmbajmë këto vlera dhe përtej këtij muaji të shenjtë”, shkroi Abdixhiku.
Tutje, ai tha se le të shërbejë ky muaj si mësim e rikujtim për më shumë solidaritet, tolerancë e paqe në Kosovë./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë