Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot takim me kryesin dhe kryetarët e degëve të LDK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kanë finalizuar orarin elektoral, finalizuan agjendën zgjedhore, shtabin e përgatitjet e nevojshme për hapjen e madhe, përcjell Arbresh.info
“Momentum i mirë! Unitet e përkushtim siç na duhet tani! I falenderova për angazhimin në ‘Turneun e Ndryshimit’, u kërkova angazhim monumental në një moment historik për vendin”, ka shkruar Abdixhiku.
“LDK-ja është dhe do të mbetet shtëpia e shpresës për të gjithë ata që besojnë në Kosovën e mundësive, dinjitetit dhe mirëqenies. Ndryshimi po vjen – dhe së bashku do ta sjellim këtë ndryshim më 9 shkurt!”, shtoi ai./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...