Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë sot homazhe për nder të aktorit Rasim Thaçi-Cima.
Përmes Facebook-ut, Abdexhiku ka shkruar se Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit, shkruan arbresh.info.
Abdixhiku pohoi se Cima në kohën më të zymtë, ai dha një dritare gëzimi për ne.


“Sot me bashkëpunëtorë nderuam Cimën; njeriun që në kohën më të zymtë tonën na dha një dritare gëzimi. Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info/
Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km...
Kështu duken fletëvotimet për votimet e 7 qershorit
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...